KE: Shpëtuam, më pak refugjatë pas akordit me Turqinë

Që pas miratimit të marrëveshjes mes Ankarasë dhe Bashkimit Evropian, numri i refugjatëve që mbërrijnë në Greqi nga Turqia është ulur në mënyrë të dukshme, deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian, Natasha Bertaud.

”Kemi të bëjmë me një shenjë inkurajuese kur shohim edhe që numri i migrantëve nga Libia drejt Italisë është ulur ndjeshëm gjithashtu”, theksoi ajo.

”Brukseli e ka në qendër të vëmendjes situatën në Itali dhe e ka përfshirë atë në programin e rialokimit duke i kërkuar ngritjen e të ashtuajturave ‘hotspote”, shtoi Bertaud.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas të dhënave të BE-së, mesatarisht 2 000 migrantë në ditë mbërrinin në Greqi nga Turqia para miratimit të marrëveshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 20 mars ky numër u ul në 1 667, më 21 mars u ul sërish në 600, më 22 mars ishte 22 persona dhe më 23 mars asnjë i tillë.

Më pas, më 24 mars ishte 161, më 25 ishte 78, më 26 ishte 73, më 27 mars ishte 232 dhe më 28 mars ishin 192 persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?