”Kemi gjetur shumë kufoma, ka pellgje me gjak”, rrëfimi tronditës për tragjedinë në Greqi
Që prej ditësh së djeshme, Greqia është në zi kombëtare. Një tren udhëtarësh u përplas me një tren mallrash dhe ka shkaktuar humbjen e jetëve të 57 udhëtarëve. Aksidenti fatal ndodhi pak pas mesnatës së të martës në luginën e Tembit pranë Larisës në Greqi, për shkak se të dy trenat ishin duke lëvizur në të njëjtët binarë.
Në një interviste për “Euronews Albania”, pjesëtarja e emergjencave civile, Pavlikani Dia deklaroi se ajo që ka parë nga brenda vagonëve është tragjike. Në trenin e shkatërruar ndodhen ende trupa viktimash.
“Deri tani kemi gjetur 13 kufoma. Asnjëri prej tyre nuk ishte i gjallë. Nuk ka asnjë mundësi qe ata te kenë mbijetuar asaj përplasjeje. Nuk e shpjegoj dot çfarë ndiej. Të shohësh trupa të vdekur, vetëm kocka, pellgje me gjak, nuk ka fjalë. Aty ska nevojë për shumë kërkim sepse çdo gjë është sheshit”, tha Dia.