Kërcënimi i drejtpërdrejt i Gardës Revolucionare: Sot është dita e fundit e protestave
Regjimi në Iran ka paralajmëruar protestuesit me një kërcënim të drejtpërdrejtë që të heqin dorë menjëherë nga protestat, të cilat kanë përfshirë vendin prej disa muajsh.
Gjatë një fjalimi para besimtarëve në një vend të shenjtë, gjeneral majori i Gardës Revolucionare, Hossein Salami u shpreh se protestat nuk do të lejohen më. Madje ai u shpreh se “Protestat marrin fund sot”.
Prej disa muajsh Irani është përfshirë nga protesta të dhunshme pas vrasjes së një vajze të re nga policia e moralit pasi nuk kishte vendosur shaminë si duhet.
Sipas raportimeve më shumë se 270 persona janë vrarë që nga ajo ditë në manifestime në qytete të ndryshme, ndërkohë që të plagosurit janë me qindra.