Kërcënimi i terroristëve islamik: Krishtlindja do të jetë e përgjakur
"Kemi informata se pesë aeroplanë do të jenë cak i sulmit terrorist që është planifikuar për Krishtlindje", deklaroi një funksionar anonim në aeroportin londinez. Shërbimet e sigurisë nga vendet e BE-së i kanë kuptuar shumë seriozisht kërcënimet e xhihadistëve dhe tashmë po mendohet për vendosjen e masave më të ashpra, siç janë ndalesat për futjen e bagazhit të dorës dhe çfarëdo lloj mjeteve elektronike në aeroplanët komercial, sepse dihet se organizata terroriste Al Kaeda ka përvojë në prodhimin e mjeteve shpërthyese jometalike, të cilat mbahen të fshehura në telefona celular tabletë dhe aparate të ngjashme.
Aksioni terrorist është drejt "destinacioneve kryesore evropiane", ndërsa ky pohim plotësisht merr peshë duke pas parasysh deklaratën e kohë mëparshme të ministres britanike të Punëve të Brendshme, Tereza Mej, e cila theksoi se Britanisë ë Madhe i kanoset rreziku më i madh nga sulmet terroriste në histori. "Gjatë debatit të fshehtë që po zhvillohet në Qeverinë britanike nuk është arritur zgjidhje adekuate. Plani më i mirë që e kanë deri më tani është ndalesa për futjen e bagazhit të dorës, por ekzistojnë shumë pengesa për realizimin e tij", theksoi një nëpunës i aeroportit./Koha.mk/