Këshilltari i Trump: Tentuan të më heqin qafe me polonium!
Roger Stone, këshilltari politik i presidentit të zgjedhur amerikan është vendosur këto ditë në qendër të vëmendjes nga hetuesit me akuzën se ka bashkëpunuar me Rusinë dhe ka orkestruar sulmin kibernetik ndaj e-maileve të Partisë Demokratike të Hillary Clinton.
Në ditët e kaluara inteligjenca amerikane ka shpërndarë një dosier mbi ndikimin rus, të kritikuar si nga Trump, edhe nga Kremlini që e ka quajtur të pabazuar dhe pa prova.
Këshilltari ka thënë se është sëmurur në dhjetor nga një virus. Ai thotë se mjekët i kanë komunikuar se ka ndodhur si pasojë e poloniumit.
Nuk është e qartë kush mund të ketë tentuar të heqë qafe njeriun e besuar të Trump. Stone flet për armiqtë,të cilët kanë dashur që ai mos të mbrojë veten para kongresit nga akuzat për ndryshim të rezultatit të zgjedhjeve falë ndihmës së Rusisë.
Këto akuza ai i ka hedhur gjithmonë poshtë dhe thotë se janë thjesht gënjeshtra për të diskredituar figurën e Trump.
“Jam ndjerë shumë keq. 14 ditë me temperaturë të lartë e më kanë thënë se jam helmuar me polonium ose me ndonjë substancë me karakteristika të ngjashme”, thotë ai.
Stone nuk e di kush mund ta ketë helmuar, por përjashton Clinton e Rusinë e mendon se e kanë bërë persona që duan të dëmtojnë administratën e re Trump.
KOHA JONË SONDAZH

