Këtij burri, bo*mbat izraelite i vr*në 35 anëtarë të familjes
Lufta që Izraeli po bën në Gaza, është e frikshme. Një burrë që u shpëtua pak ditë më parë, u rikthye në shtëpinë e lindjes ku bombat e avionëve izraelitë i morën jetën 35 anëtarëve të familjes së tij.
Mohammed Hamdan thotë se nga sulmi i avionëve izraelitë në Khan Younis iu vranë 35 familjarë, mes të cilëve, vajza, motra, vëllai, nipi dhe dy mbesa. Ai ishte i vetmi mbijetuar, që u nxor nga rrënojat prej fqinjëve.
“Nuk më largohen nga mendja momentet që kaloja me ta. Ne uleshim së bashku hanim, këndonim. Tashmë nuk më ka mbetur njeri me të cilin të bisedoj”, shprehet ai mes lotësh. Në reagimet e saj, ushtria izraelite ka përsëritur se objektiv janë vetëm militantët e Hamasit.
KOHA JONË SONDAZH

