Khamenei: I vetmi vend për SHBA-të në Gjirin Persik është në fund të detit

Lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, tha sot në një prononcim publik se i vetmi vend i mundshëm për amerikanët në Gjirin Persik “është në fund të ujërave të tij”, raporton televizioni shtetëror.

“Të huajt që, nga mijëra kilometra larg, kryejnë me lakmi mizori brenda Gjirit Persik, por ata, nuk kanë vend aty përveçse në fund të ujërave të tij.”

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik deklaroi se po merr formë një kapitull i ri për Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ParsToday, Ajatollah Sejed Moxhtaba Husejni Khamenei, udhëheqës i Revolucionit Islamik, në një mesazh me rastin e Ditës Kombëtare të Gjirit Persik, tha sot se pas dy muajsh nga agresioni më i madh i fuqive botërore në rajon dhe dështimi i turpshëm i Amerikës në planet e saj, po formohet një kapitull i ri për Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se Gjiri Persik është një dhuratë e çmuar hyjnore për popujt myslimanë të rajonit, veçanërisht për popullin iranian dhe përveçse një hapësire ujore, është pjesë e identitetit dhe qytetërimit, si dhe një rrugë jetike për ekonominë botërore përmes Ngushticës së Hormuzit dhe Detit të Omanit.

Khamenei tha se ky rajon ka qenë gjithmonë objekt lakmie nga fuqitë e huaja dhe kujtoi historinë e ndërhyrjeve dhe agresioneve të tyre, nga kolonializmi evropian deri te veprimet e fundit të Amerikës.

Ai shtoi se populli iranian ka bërë sakrifica të mëdha për pavarësinë e Gjirit Persik, nga dëbimi i portugezëve deri te përballja me kolonializmin holandez dhe britanik, ndërsa Revolucioni Islamik ishte pikë kthese në këtë rrugë.

Ai gjithashtu vuri në dukje se gjatë 60 ditëve të fundit, popujt e rajonit kanë parë qëndresën dhe vigjilencën e forcave detare dhe të popullit iranian në përballje me dominimin e huaj.

Sipas tij, tashmë është bërë e qartë se prania amerikane është burimi kryesor i pasigurisë në rajon dhe se bazat e saj nuk janë në gjendje të sigurojnë as vetveten.

Në vijim, ai tha se e ardhmja e rajonit do të jetë pa praninë e Amerikës dhe në shërbim të zhvillimit dhe mirëqenies së popujve të tij. Ai shtoi se vendet e rajonit kanë fat të përbashkët dhe se forcat e huaja nuk kanë vend në këtë hapësirë.

Ai shtoi se menaxhimi i ri i Ngushticës së Hormuzit do të sjellë siguri, zhvillim dhe përfitime ekonomike për të gjithë popujt e rajonit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?