Kiev, pilotja Savchenko kërkon presidencën ukrainase

Dy ditë pasi autoritetet ruse e nxorrën nga burgu, ish-pilotja e helikopterëve ushtarakë, Nadia Savchenko deklaroi se ishte gati të bëhej presidente e Ukrainës.

“Ukrainas, nëse doni që unë të jem presidente, atëhere do të bëhem presidente”, deklaroi ushtarakja e cila ka luftuar në Donbas me batalionin e shumëdiskutuar ”Aidar”.

“Unë dua të fkuturoj, por për Ukrainën do të bëj atë që duhet, nuk ka rëndësi ku e mbroj Ukrainën, nëse ka nevojë edhe në fushën e betejës”, deklaroi Savchenko në një konferencë shtypi në Kiev. ”Uroj që njerëzit të kenë mësuar të votojnë”, theksoi ajo. Pilotja ushtarake ukrainase, Nadia Savtchenko, e burgosur në Rusi sepse dyshohej për vrasjen e dy gazetarëve rusë në lindje të Ukrainës në vitin 2014, u lirua më 25 maj. Ndërkohë, dy ushtarakë të dyshuar rusë, të dënuar në Ukrainë sepse kanë luftuar në krah të rebelëve prorusë, u amnistuan dhe janë larguar nga territori ukrainas, pas muajsh negociatash për një shkëmbim me piloten ukrainase. Savchenko u dënua me 22 vite burg nga drejtësia ruse në përfundim të një procesi që e shpalli fajtore në bashkëpunim në vrasjen e dy gazetarëve rusë, në qershor 2014, në lindje të Ukrainës. Gjashtë muaj procesi gjyqësor ndaj Savchenkos, e cila u shndërrua në një ikonë ukrainase përballë Rusisë, përfunduan në një konfuzion total. Ndërkohë që gjyqtari shpallte fajësinë e saj, Nadia Savchenko filloi të këndonte një këngë tradicionale me zë të lartë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?