KIEV – Zelensky: Kontratë për blerjen e 25 sistemeve “Patriot”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara po përgatisin një kontratë për furnizimin e vendit me 25 sisteme të mbrojtjes ajrore “Patriot”,  një hap strategjik për përforcimin e mbrojtjes kundër bombardimeve ajrore ruse.

Zelensky e cilësoi sistemin “Patriot” si mjetin më efektiv për mbrojtjen nga raketat balistike,  të cilat udhëtojnë me shpejtësi shumëfish të zërit.

Ai theksoi se furnizimi do të shtrihet në disa vite dhe se Ukraina po kërkon përparësi në listën e pritjes nga disa shtete evropiane që kanë kontrata ekzistuese me prodhuesit e sistemit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Besoj se kjo është një histori shumë e mirë – jo e lehtë, por afatgjatë,”  tha Zelensky.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti ukrainas u shpreh i gatshëm të marrë pjesë në një takim trepalësh në Budapest,  ku pritet të jenë të pranishëm Vladimir Putin dhe Donald Trump,  nëse propozohet një format “diplomacie me shuttle”.

Kjo deklaratë erdhi pas raportimeve se Trump kishte ushtruar presion ndaj Zelenskyt për lëshime gjatë një takimi të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë,  të premten.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?