Kili, alarm i kuq për rrezikun e shpërthimit të vullkanit ‘Chill Chn’, kolona e tymit dhe llavës 3.5 km e lartë (VIDEO)

Alarmi i kuq në Kili për rrezikun e shpërthimit të vullkanit ‘Chill Chn’.

Stacionet e monitorimit të instaluara pranë kompleksit vullkanik ‘Nevados de Chillán’ regjistruan një tërmet vullkanik-tektonik të shoqëruar me një frakturë brenda malit vullkanik.

Për shkak se vullkani ka nisur aktivitetin e tij, autoritetet kanë rekomanduar njerëzit që të mos afrohen pranë kraterit tashmë aktiv, duke mbajtur një distancë minimale prej tre kilometrash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Rrjetit Kombëtar të Mbikëqyrjes Vullkanike tha se kolona e tymit dhe llavës që po del nga vullkani ka arritur pothuajse në 3.5 kilometra lartësi dhe është kolona më e gjatë e regjistruar gjatë ciklit të shpërthimit vullkanik të katër viteve të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vullkani, një nga më aktivët në zonë, ndodhet rreth 400 kilometra në jug të Santiago de Kilit.

Zyra e Urgjencës Kombëtare e Ministrisë së Brendshme Kiliane tha se një shpërthim i mundshëm mund të ndodhë pas dy apo tre ditësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?