Kim Jong-un e pranon të vërtetën: Jetesa në Korenë e Veriut është e vështirë, po përjetojmë një krizë ushqimore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, si rrallëherë ka pranuar se situata ushqimore në vendin e udhëhequr prej tij është e tensionuar.

Kështu të paktën ka deklaruar mediat shtetërore në Veri, ku thekson, se alarmi është dhënë duke pasur parasysh edhe ‘zinë e urisë’ që kaploi vendin në 1990, e situata ishte vërtetë alarmuese. Koreja e Veriut, vuan nga një mungesë sistematike e ushqimit, e në vitin e fundit, përshirë pandeminë dhe përmbytjet e shumta, situata është bërë akoma dhe më e vështirë.

Duke folur në një takim plenar të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve, sipas agjencisë zyrtare KCNA, Kim tha se ekonomia është përmirësuar këtë vit, me prodhimin industrial me 25% krahasim me vitin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Situata ushqimore e njerëzve po tensionohet pasi sektori bujqësor nuk arriti të përmbushë planin e tij të prodhimit të drithërave për shkak të dëmtimit nga stuhitë e vitit të kaluar”, mësohet të ketë thënë Kim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?