Kim Jong-un: Gati të nënshkruaj traktat paqeje me SHBA
Koreja e Veriut është gati për të nënshkruar një traktat paqeje me Shtetet e Bashkuara, në një lëvizje të ka habitur komunitetin ndërkombëtar.
Diktatatori Kim Jong-un thotë se është gati që të nënshkruajë një traktat paqeje, madje shprehet i gatshëm që presidenti i SHBA të përfshihet në bisedime.
Por ai thotë se vendi i tij nuk do e braktisë programin e prodhimit të armëve bërthamore.
Një traktat paqeje do ishte një moment shumë i rëndësishëm në politikën ndërkombëtare.
Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut janë teknikisht në luftë sipas një armëpushimi të nënshkruar në vitin 1953 me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.