Kim Jong Un “i pangopur” me Rusinë, zgjat vizitën

Liderit të Koresë së Veriut duket se i ka lënë mbresa të mëdha vizita e tij në Rusi. Ai ka vendosur të zgjasë dhe disa ditë të tjera vizitën e tij, pa dhënë asnjë arsye për mediat.

Kim dhe Putin u takuan të mërkurën dhe ranë dakord që Koreja e Veriut të ndihmojë me municione Rusinë, teksa kjo e fundit do të dërgojë ushqime dhe teknologji për programin bërthamor të Penianit.

Kreu i Kremlinit pranoi dhe ftesën e Kim Jong Un për të vizituar Korenë e Veriut, vizitë që mendohet se do të realizohet shumë shpejt. Kim u prit ngrohtësisht nga Putin në qendrën hapësinore Vostochny në lindjen e largët të Rusisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?