Kina: Blerja e naftës ruse është legjitime, Trump të ndalë kërcënimet

Kina ka reaguar ndaj presionit të Shteteve të Bashkuara për të ndaluar blerjen e naftës ruse,  duke e cilësuar këtë bashkëpunim si të ligjshëm dhe pjesë të marrëdhënieve normale ekonomike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme,  Lin Jian,  deklaroi se “Kina kryen bashkëpunim ekonomik,  tregtar dhe energjetik normal dhe legjitim me vendet anembanë botës,  përfshirë Rusinë”.  Ai e përshkroi presionin amerikan si një formë kërcënimi të njëanshëm.

Presidenti i SHBA-së,  Donald Trump,  tha se kishte marrë një premtim nga kryeministri indian Narendra Modi për ndalimin e blerjes së naftës ruse nga India,  pas vendosjes së tarifave ndëshkuese.  “Tani duhet ta bindim Kinën të bëjë të njëjtën gjë”,  shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një konferencë për shtyp,  zëdhënësi kinez e cilësoi veprimet e SHBA-së si “kërcënim të njëanshëm dhe shtrëngim ekonomik”,  duke theksuar se ato dëmtojnë rregullat ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare,  si dhe rrezikojnë sigurinë e zinxhirëve globalë të furnizimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?