Kina do të japë 43 miliardë dollarë shtesë bizneseve vendase, si ndihmë për të ‘luftuar’ virusin

Banka Qendrore e Kinës tha të Dielën se do të ofrojë 43 miliardë dollarë shtesë javën e ardhshme për të ndihmuar bizneset e përfshira në luftën ndaj epidemisë së virusit, e cila ka përfshirë Kinën dhe infektuar mijëra persona.

Përhapja masive e virusit të ri ka sjellë një ndërprerje të madhe të biznesit vendas dhe pritet të dëmtojë ekonominë tashmë të ngadalësuar të vendit.

Banka Popullore e Kinës (PBOC) tha se do të ofrojë pjesën e parë të fondeve të veçanta të hënën, për të cialt do të mbështesin institucionet financiare që do të japin kredi ndërmarrjeve kryesore të përfshira në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.

Zëvendësguvernatori i PBOC, Liu Guoqiang tha se nëntë banka të mëdha kombëtare, si dhe banka lokale në 10 provinca dhe qytete, kualifikohen për financim të veçantë, sipas një fjalimi të postuar në faqen e internetit të bankës të Dielën. Nxitja financiare ka për qëllim të ndihmojë kompanitë në nivel kombëtar dhe lokal, tha Liu.

Ai theksoi se “institucionet financiare duhet të rishikojnë dhe lëshojnë kredi shpejt”, dhe se ata gjithashtu duhet të lëshojnë fonde brenda dy ditësh. Zëvendësguvernatori shtoi se banka qendrore do të gjurmojë përdorimin e fondeve dhe çdo shkelje do të penalizohet. Ai gjithashtu tha se fushëveprimi i ndërmarrjeve kryesore “nuk duhet të jetë shumë i gjerë”.

Banka qendrore u ka bërë thirrje institucioneve financiare të shmangin ndërprerjet e kredive industrive dhe ndërmarrjeve të vogla dhe mikro. Ajo njoftoi gjithashtu se do të injektonte 173 miliardë dollarë në tregjet financiare, ndërsa rriti mbështetjen për luftën kundër virusit të ri.

SHKARKO APP