Kina drejt ndërtimit të trenit me shpejtësi 500km/h

Kina po projekton trenat e gjeneratës së ardhshme me shpejtësi 500 kilometra në orë. Trenat në fjalë do mund të jenë të përshtatshëm për pasagjerë, dhe do të jenë të pajisur me rrota që mund t’u përshtaten pistave të ndryshme në botë.

“Kina do të provojë eksperiencën e operimit me shpejtësi të lartë në relieve të ndryshme të botës dhe në kushte klimaterike ekstreme, që nga shkretëtirat në alpe”, tha Jia Limin, një profesor në Universitetin e Beijing Jiaotong në një intervistë.

Aktualisht hekurudhat e trenave të shpejtësisë së lartë në Kinë mbulojnë 20,000 km, ose 60 për qind e të gjithë rrjetit botëror të hekurudhave të trenave të shpejtësisë së lartë. Projekti i ri synon ta rrisë numrin në 30,000 km në vitin 2020 dhe 45,000km në 2030.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?