Kina dy dite pas hapjes/ Rikthehet COVID-19 në Wuhan, 42 raste të reja, 1 i vdekur
Në ditën e dytë të hapjes në Kina koroanavirusi ka pasur një përhapje të lehtë. Sipas autoriteteve në Kinë janë shënuar 42 raste të reja me koronavirus, ku 38 prej tyre janë të importuara dhe vetëm 4 janë nga brenda Kinës.
Ndërkohë është shënuar edhe një person i vdekur në Wuhan, të provincës Hubei aty ku është edhe epiqendra e virusit. Në Kinë numri total i rasteve me koronavirus ka shkuar në 81 907 raste, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 3 336 të vdekur.
Ndërkohë në të gjithë botën janë të infektuar 1 602 885 persona dhe kanë ndërruar 95 745.
Vendin e parë për sa i përket të infektuarve e mban SHBA me 466 299 dhe të vdekur 16 129 duke ia kaluar edhe Spanjës me 15447 të vdekur. Ndërsa për sa i përket numrit të të vdekurve në botë nga koronavirusi e mban Italia me 18 279.