FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kina jep urdhër të prerë, ndalohet mjekra dhe veshjet muslimane

Kina ka marrë masa të prera për sulmet terroriste dhe ka nxjerrë urdhër për ndalimin e mjekrës së gjatë dhe mbulimin e grave me veshjet tipike muslimane.

Kjo lëvizje është pjesë e ‘Rregullores mbi Ekstremitetin’ në një provincë të quajtur, Xinjiang që është shtëpia e 10 milionë muslimanëve.  Kina ka filluar të dyfishojë forcat e sigurimit dhe synon që të përhapë rregullat e reja në të gjithë krahinën dhe më tej. Prindërit duhet të përdorin sjellje të mirë, që të ndikojnë në edukimin e fëmijëve, të ndjekin kulturën dhe të mbështesin unitetin etnik duke kundërshtuar ekstremitetin.

Rregullat e reja që kanë filluar të zbatohen që ditën e parë të muajit prill, kanë bërë të ditur se ndalojnë propagandën e mendimeve ekstremiste në mbulimin e fytyrës apo presionin që mund ti bëhet dikujt për të bërë veprime të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

/oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?