Kina konfirmon se virusi i ri është ngjitës

Ekspertët kinez të shëndetësisë kanë konfirmuar se virusi i ri i quajtur “korona” dhe që u ka marrë jetën katër njerëzve, është ngjitës, ndërsa është përhapur frika se virusi mund të përhapet me shpejtësi tek njerëzit. Qeveria kineze beson se shpërthimi i virusit të ri në qytetin Wuhan do të vihet nën kontroll. Një zyrtar nga Ministria e Tregtisë po ashtu u përpoq të qetësonte shqetësimet për ndikimet që mund të ketë në tregje shpërthimi i virusit. Zyrtari i lartë kinez Chu Shijia tha se ministria do të sigurohet që tregu është i mbrojtur gjatë shpërthimit të virusit.

Zyrtarët e shëndetit në qytetin Wuhan, ku edhe filloi përhapja e virusit, thonë se numri i rasteve tani e ka tejkaluar shifrën 200, me shumicën e rasteve të konfirmuara si simptoma të buta. Ndërkohë është konfirmuar viktima e fundit që ka humbur jetën, një burrë 89 vjeçar në qytetin Wuhan. Zyrtarët e shëndetit në Korenë e Jugut thanë të hënën se kanë konfirmuar rastin e një gruaje të prekur nga virusi e cila kishte fluturuar nga qyteti Wuhan për në Incheon të Koresë së Jugut. Tailanda dhe Japonia po ashtu kanë konfirmuar raste të virusit.

Zyrtarët e shëndetit po u kërkojnë njerëzve që të tregohen të kujdesshëm por thanë se nuk ka arsye për panik. Organizata Botërore e Shëndetit nuk ka dhënë rekomandime kundër udhëtimeve drejt Kinës, ndërsa Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë thotë se përhapja aktuale e virusit është e parandalueshme dhe mund të kontrollohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?