FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kina: Lufta me Korenë e Veriut mund të shpërthejë nga momenti në moment

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, tha se ishte e nevojshme të parandalohej që situata në gadishullin korean të përshkallëzohej dhe t’i hynte “një rruge pakthim”.

Më parë, zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut fajësoi presidentin Donald Trump për përshkallëzimin e tensioneve nëpërmjet zgjerimit të veprimtarive ushtarake. Ai ka kërcënuar Amerikën me sulme bërthamore, pasi President Trump njoftoi dërgimin e një “armate të fuqishme” në rajon.

Ishin gazetat shtetërore koreanoveriore ato që paralajmëruan për një sulm bërthamor kundër Shteteve të Bashkuara nëse vë re ndonjë shenjë agresioni, shkruan “The Independent”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë aeroplanmbajtësja dhe një grup luftanijesh amerikane po i afrohen Gadishullit Korean.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Donald Trump përshkroi grupin ushtarak të kryesuar nga aeroplanmbajtësja “Carl Vinson”, si një “armatë e fuqishme” dhe theksoi se pjesë e saj janë edhe nëndetëset.

Pas njoftimi për dërgimin e aeroplanmbajtëses, Koreja e Veriut kërcënoi SHBA-në me pasoja katastrofike..

Ushtria jonë revolucionare është duke vëzhguar çdo lëvizje të armikut me sytë nga armët tona bërthamore”, ka thënë gazeta shtetërore koreanoveriore.

Presidenti kinez, nga ana tjetër, ka bërë thirrje për një zgjidhje paqësore të tensioneve në Gadishullin Korean, në një bisedë telefonike me zotin Trump.

Kina: Lufta me Korenë e Veriut mund të shpërthejë nga momenti në moment

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?