Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kina pezullon dialogun ekonomik me Australinë

Bota E enjte, 6 Maj 2021 17:19
Kina pezullon dialogun ekonomik me Australinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kina ka pezulluar një forum dialogu dypalësh ekonomik me Australinë, çka sinjalizon një përkeqësim të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në një deklaratë të enjten, Komisioni Kombëtar kinez për Zhvillim dhe Reformë njoftoi se kishte “pezulluar” për një periudhë të pacaktuar Forumin e Dialogut Ekonomik e Strategjik Kinë-Australi. Në deklaratë përmendeshin si arsye për këtë vendim ato që u quajtën masa të Australisë për “prishjen e shkëmbimeve normale” për shkak të një “mendësie të kohës së Luftës së Ftohtë dhe diskriminimi ideologjik”.

Mund t'ju interesojë

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Para 5 orësh
Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Para 6 orësh
Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Para 15 orësh

Dy vendet e krijuan forumin në vitin 2014 me synimin për të diskutuar mosmarrëveshjet tregtare e çështje të tjera ekonomike. Por vëzhguesit thonë se pezullimi është kryesisht një akt simbolik, pasi palët nuk kanë zhvilluar bisedime zyrtare që nga viti 2017.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministri australian i Tregtisë Dan Tehan e quajti vendimin e Pekinit “zhgënjyes” dhe tha se vendi i tij mbetet i hapur për dialog dhe “angazhim në nivel ministror”.

Tensionet mes Australisë dhe Kinës nisën në 2018, kur Australia ndaloi gjigandin kinez të telekomunikacionit Huaëei të ishte pjesë e rrjetit të saj 5G. Marrëdhëniet u përkeqësuan më tej për shkak të nxitjes që Australia i bëri një hetimi të pavarur mbi origjinën e pandemisë së koronavirusit, i cili u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019, në qytetin kinez të Wuhanit.

Pekini reagoi duke vendosur tarifa të ashpra ndaj elbit australian dhe pezulloi importet e mishit nga ky vend. Gjithashtu autoritetet kineze këshilluan qytetarët dhe studentët e vendit të tyre të rishikonin vendimet për të udhëtuar për turizëm apo për t’u arsimuar në Australi për shkak të asaj që ata e quajtën, diskriminim racor.

Muajin e kaluar Australia anuloi dy marrëveshje që shteti i Viktorias nënshkroi me Kinën lidhur me iniciativën infrastrukturore shumëkombëshe disa miliarda dollarëshë, Një rrugë një brez, duke shkaktuar paralajmërime për hakmarrje nga Pekini./VOA

Etiketat e lidhura

Australiadialogu ekonomikKina
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.