Kina po përjeton shpërthimin më të madh të koronavirusit që prej përhapjes në Wuhan

Ndryshe nga 2019, Kina po përjeton shpërthimin më të madh të koronavirusit që prej përhapjes së lartë në Wuhan. Rastet e zbuluara fillimisht në qytetin Nanzhing, kanë përhapur virusin në 5 provinca të tjera dhe Pekin.

Të paktën 200 persona janë infektuar me koronavirus që prej 20 korrikut, kur u zbulua rasti i parë në aeroportin e Nanzhing. Kjo bëri që autoritetet lokale të pezullonin të gjitha fluturimet në aeroportin e këtij qyteti deri më 11 gusht.

Zyrtarët kanë nisur testimin e të gjithë 9.3 milionë banorëve të këtij qyteti, mes kritikave për dështim në ndërprerjen e zinxhirit transmetues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet kineze theksojnë se varianti Delta qëndron pas këtij shpërthimi të madh të Covid-19. Zhvillimet e fundit kanë bërë që qytetarët të vënë në dyshim nëse vaksinat në dispozicion funksionojnë ndaj variantit Delta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?