Kina rihap restorantet dhe dyqanet

Aty u shfaq rasti i parë me Covid-19 por Kina duket se e ka fituar betejën. Këtë të mërkurë qendrat tregtare dhe restorantet u lejuan t’u shërbejnë qytetarëve nëse përmbushin standardet strikte për mbrojtjen nga infeksionet. Rigjallërimi i bizneseve shihet si thelbësor për ekonominë kineze, kur vetëm në dy muajt e parë të vitit mësohet se rreth 5 milionë banorë humbën vendin e punës për shkak të epidemisë.

Epidemia e koronavirusit në Kinë që nga fundi i dhjetorit ka infektuar mbi 81 mijë persona në total, 70 mijë janë shëruar dhe 3,240 veta kanë humbur jetën. Numri ditor i pacientëve të rinjë që paraqiten me simptoma ka zbritur nën 20, thuajse të gjithë të prekurit tashmë të ardhur nga jashtë.

Përmirësimi radikal i situatës ka bërë që autoritetet të mendojnë tërheqjen e gati 42 mijë mjekëve dhe infermierëve të thirrur në detyrë në provincën e Hubeit në kulmin e epidemisë në janar dhe shkurt. Ekipe të vogla të njohura me kushtet dërgohen të ndajnë përvojën me kolegët e tjerë nëpër botë që tani përballen me krizën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?