Kina, Rusia dhe Irani: Një bosht i ri i tiranisë

Nga Marcos Peckel, World Crunch

Tashmë, është e qartë se rendi i vjetër botëror po merr fund dhe po i hap rrugën një të riu dhe si të gjitha fillimet, ky moment është i mbushur me pasiguri.

Në këtë rend të ri, ekziston një bosht fuqie që përfshin Kinën, Iranin dhe Rusinë.

Këto janë tre vende të sunduara nga despotë që po shtypin pa mëshirë të gjithë opozitën ndaj tyre, qofshin ujgurët e Kinës të mbyllur në kampet e riedukimit komunist, vajzat dhe gratë e Iranit të vrarë nga rojet revolucionare të liderit suprem, apo kundërshtarët rusë të luftës në Ukrainë.

Të tre fajësojnë Perëndimin për të gjitha tragjeditë e tyre, duke kërcënuar me dhjetëra dhe dy prej tyre po përdorin veton e tyre në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të penguar sistemin shumëpalësh, raporton abcnews.al.

Një rend i ri botëror

Lufta e agresionit të Presidentit Vladimir Putin ndaj Ukrainës mbështetet nga dy anëtarët e tjerë të treshes. Kina po i ofron Rusisë një ombrellë diplomatike.

Irani ka dërguar drone kamikaze dhe së shpejti mund të dërgojë raketa balistike për të sulmuar civilët pa dallim. Ndërsa lufta përkeqësohet, është e vështirë të shihet se si do të zhvillohet dhe do të përfundojë konflikti.

Kjo dhe forma e një rendi të ri botëror varen kryesisht nga Putini.

Partia komuniste kineze mbajti kongresin e saj të 20-të në të cilin presidenti i vendit, Xi Jinping, u zgjodh për një mandat të tretë.

Një ndryshim i ligjeve bazë të vendit ishte gjithçka që duhej për ta realizuar atë. Xi tashmë u ka thënë kolegëve të partisë se nuk do të hiqte dorë kurrë nga përdorimi i forcës për të ribashkuar vendin, duke iu referuar ambicieve të Kinës komuniste në ishullin e Tajvanit.

Lidhni rripat e sigurimit

Në skajin më të dobët të trekëndëshit, Irani është përballur me një muaj protestash kundër regjimit, fryt i zemërimit publik ndaj “policisë së moralit”, për vdekjen e një 22 vjeçareje.

Kinezët e kanë shfrytëzuar situatën duke importuar naftën iraniane. Kjo ishte gjithashtu për t’i dhënë një dorë ajatollahëve, siç bëjnë rusët në agjencitë shumëpalëshe.

Kjo treshe ka gjithashtu mbështetjen e vendeve si: Venezuela, Nikaragua, Kamboxhia ,Mianmari dhe më me përvojë mes tyre, Koreja e Veriut, e cila ka treguar fuqinë e saj të raketave balistikë.

Sapo po hyjmë në turbulencën e fluturimit tonë drejt rendit të ri, ndaj uluni të gjithë dhe lidhni fort rripat e sigurimit.

SHKARKO APP