Kina shënon numrin më të ulët të rasteve të reja me Covid-19, mbyllen 11 spitale
E ndërsa Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një rritje të frikshme të numrit të të prekurve me virusin e ri, në Kinë është shënuar për të dytën ditë numri më i ulët i rasteve të reja me Covid-19.
Sipas burimeve shëndetësore në Kinë, në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 40 raste me koronavirus, 36 prej të cilëve ndodhen në Wuhan, epiqendra e përhapjes së virusit, ndërsa 4 persona të tjerë sapo ishin kryer nga Irani.
Megjithatë, shumë zyrtarë bëjnë thirrje që të mos ulet vigjilenca ndaj epidemisë.
Agjencia e lajmeve Xinhua, raporton se aktualisht janë mbyllur 11 nga 16 spitalet e ndërtuara posaçërisht për të prekurit nga koronavirusi në Wuhan. Bëhet fjalë për qendrat e kurimit ku trajtoheshin pacientët e infektuar që kishin simptoma të lehta.