Kina shpall fitues Donald Trump, e “shet” për 5 dollarë

Me gjithë vërejtjet që Kina ka ndaj Donald Trump, në lidhje me fushatën e tij presidenciale, një fabrikë kineze e ka shpallur fitoren e tij dhe ka për qëllim për të përfituar prej saj.

Një fabrikë e prodhimit të maskave, ka nisur tashmë punën për të prodhuar fytyrën e Trump, e që do të shërbejnë si element për festën që Trump sipas kësaj arabike do të ketë, pasi të zgjidhet President. Mjeshtëri i fabrika, “Jinhua”, ka filluar të prodhojë mijëra maska pasi beson se përfundimisht Trump do të fitojë zgjedhjet.

Fabrika që prodhon maska gome dhe plastike, është e njohur gjithashtu sepse ka realizuar maska për Osama bin Laden, Spiderman dhe tani ajo është gjithashtu ka prodhuar mijëra maska edhe për kundërshtaren e Trump, për Hillary Clinton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani maska e Trump dhe Klinton, shitet 5 dollarë, dhe janë prodhuar rreth gjysmë milioni për çdo kandidat. “Kur qytetarët amerikanë të votojnë “, ka thënë menaxheri i Jacky Chen Reuters “, ata ndoshta do të votojnë më shumë për Trump, nëse blejnë maskën dhe e mbajnë me vete në ditën e votimit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?