Kinë, konfirmohet transmetimi i koronavirusit nga personi në person

Një ekip i lartë ekspertësh nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka konfirmuar transmetimin e koronavirusit të ri nga një person në tjetrin, njoftoi sot agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Sipas një raporti, ekipi i ekspertëve konfirmoi se ishte infektuar edhe stafi mjekësor.

Kreu i ekipit Zhong Nanshan, deklaroi se në provincën Guangdong u zbuluan dy raste të transmetimit të virusit nga njëri personi te tjetri, gjë që i shkakton pacientëve sëmundje të ngjashme me pneumoninë, simptoma që përfshijnë ethe dhe probleme me frymëmarrjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?