Kinë, rreth 900 milionë njerëz janë prekur nga Covid-19

Covid-19 ka prekur rreth 900 milionë persona në Kinë. Të dhënat janë bërë publike pas realizimit të një studimi nga Universiteti i Pekinit.

64% e popullsisë së vendit është infektuar me virusin SARS-CoV-2. Nga të dhënat rezulton se më e goditura është provinca Gansu, ku 91% e qytetarëve janë infektuar, e ndjekur nga Yunnan (84%) dhe Qinghai (80%).

Pekini ka ndaluar së raportuari statistika ditore në momentin që i dha fund politikës “zero Covid”, megjithatë spitalet në qytetet e mëdha janë të ezauruara.

Ekspertët e shëndetit në vend kanë bërë thirrje që vëmendja të përqendrohet në zonat rurale pasi, sipas tyre, shumë të moshuar dhe njerëz me aftësi të kufizuara nëpër fshatra kanë mbetur pa kujdes shëndetësor.

SHKARKO APP