Kinë, sherr mes shoferit dhe pasagjeres, autobusi bie në lumë

Një sherr mes një shoferi dhe një pasagjereje në Kinë ka shkaktuar një aksident automobilistik të dielën dhe vdekjen e 13 pasagjerëve dhe 2 të zhdukurve.

Policia lokale tha për mediat lokale që shoferi i autobusin humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me një veture dhe duke rënë nga ura në lumin Yangtze, në Chongqing.

Shkaku i sherrit ka qenë një ndalesë e munguar e shoferit në stacion për gruan. Videoja e xhiruar nga telekamerat e sigurisë në mjet tregon përplasjen fizike mes shoferit të autobusit dhe gruas, më pas ndryshimi i korsisë nga autobusi dhe përplasja koke më koke me veturën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund shembja e bordurës dhe rënia tragjike e autobusit në lumë. Kërkimet deri tani kanë sjellë gjetjen e 13 trupave, ndërsa rezultojnë të zhdukur edhe 2 të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia është e bindur që nuk ka të mbijetuar. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e autobusit natën e të mërkurës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?