Kinezi i sëmurë infektoi 9 persona në autobus me Koronavirus

Një burrë kinez i infektuar me koronavirus ka përhapur virusin në nëntë persona të tjerë në autobus, duke rritur frikën se infeksioni mund të kalohet tek njerëzit shumë më lehtë nga sa ishte menduar deri më tani përsa i takon vendeve të mbyllura me shumë njerëz.

Një studim zbuloi se dy të infektuar prej tij ishin ulur 4.5 metra larg nga burri që u diagnostikuan më vonë, dhe u vërtetua se është katër herë më e madhe distanca e përhapjes nga sa mendohej si fillim.

Vende të botës përfshirë Italinë dhe Britaninë e Madhe kanë zbatuar deri në dy meter distancë midis njerëzve për të kufizuar shpërthimet.

Virusi është menduar se përhapet me anë të kollës ose teshtitjes, por studimi ka zbuluar se mikrobet mund të qëndrojnë në ajër për periudha të gjata kohore.

Një udhëtar mori koronavirusin gjysmë ore pasi transportuesi fillestar COVID-19 u u largua nga autobusi.

Asnjë nga personat që mbanin maskë në fytyrë gjatë udhëtimit me autobus nuk u diagnostikua me COVID-19, që tregon se ata që marrin kujdes paraprak shtesë në transportin publik janë të mbrojtur.

Në total, burri infektoi 13 persona. Studimi gjithashtu zbuloi se koronavirusi mund të qëndrojë për ditë me radhë në një sipërfaqe, veçanërisht në plastikë, pëlhurë dhe metal.

SHKARKO APP