Kjo është pasaporta më e keqe

Pasaporta e Pakistanit është renditur si e dyta më e keqe në botë për udhëtimet ndërkombëtare. Henley & Partners, një kompani që ndihmon klientët e pasur me vendbanim dhe planifikimin e shtetësisë, ka renditur vendet sipas numrit të qytetarëve që mund të udhëtojnë pa pasur nevojë për të marrë një vizë.

Pakistan renditet në vendin e 103 nga një total 104 vende. Kështu që do të thotë se qytetarët e Pakistan dhe Afganistan përballen me sasinë e kufizimeve të vizave. Gjermania renditet numri një në indeksin me 177 pikë, ndërsa Pakistan shënoi 29 pikë. Suedia siguron vendin e dytë (176 pikë), e ndjekur nga Franca, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar të renditura në vendin e tretë në indeks. Ndërkohë, fqinji i Pakistanit, India renditet me 85 pikë në listë.

Sipas njoftimeve, indeksi është prodhuar në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA) e cila mban bazën e të dhënave më të madhe në botë për informacionin e udhëtimeve dhe publikohet çdo vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pakistan ndau vendin me Somalinë, me qytetarët e të dy vendeve që gëzojnë qasje pa viza në vetëm 32 destinacione në mbarë botën. Vetëm qytetarët e Irakut dhe në Afganistanit janë më keq. “Kërkesat për viza janë shprehje e marrëdhënieve në mes të kombeve të veçanta” dhe “në përgjithësi pasqyrojnë marrëdhëniet dhe statusin e një vendi brenda komunitetit ndërkombëtar të kombeve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?