“Kjo nuk është Bjellorusia!” Kaos në Bullgari, xhandarmëria doli në rrugë

Mijëra qytetarë protestuan përpara Parlamentit bullgar duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Boyko Borisov dhe kryeprokurorit të vendit, Ivan Geshev.

Protestuesit hodhën vezë dhe mollë në drejtim të policisë që mbronte parlamentin bullgar dhe xhandarmëria u vendos në rrugë. Ndërsa nuk munguan thirrjet: “Kjo është Bullgaria, nuk është Bjellorusia!”

Policia ishte e pranishme në të gjitha bulevardet që të çojnë në ndërtesën e Parlamentit bullgar, ku po mbahej një seancë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat bullgare raportojnë se përshkallëzimi filloi kur protestuesit sulmuan automjetet e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tensionet vijnë pasi policia shpërndau një tjetër protestë të premten, duke larguar qindra protestues me kamion. Pati dhe arrestime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?