Koka të prera dhe skelete njerëzore, anija “fantazmë” e Koresë së Veriut alarmon Japoninë

Një varkë prej druri pothuajse e dëmtuar, me një ngarkesë makabre, mbërriti të premten mbrëma në brigjet e Sados të Japonisë, duke sinjalizuar një alarm për autoritetet lokale.

Për shkak të motit të keq, i cili pothuajse e ndau varkën në dysh, autoritetet ishin në gjendje ta nxirrnin në breg mëngjesin e të shtunës  ku edhe në bord gjetën ngarkesën makabre.

Në bordin e anijes fantazmë u gjetën dy koka të ndara të dekompozuara dhe pesë kufoma njerëzore, “gati skeletore”, që tregon se viktimat kishin qenë në det për një kohë të gjatë.

Nuk dihet nëse dy kokat e prera i përkasin ndonjë prej pesë trupave të pajetë.

Autoritetet besojnë se anija e filloi udhëtimin e saj nga veriu. Është  hera e dytë brenda muajit që autoritetet në Sado kanë gjetur një anije të tillë të nisur nga Koreja e Veriut.

Më 28 nëntor, pesë kufoma u gjetën brenda një varke peshkimi.

Anije të tilla fantazmë, bosh ose me mbetje njerëzore,  mbërrijnë shpesh në brigjet e ishujve japonezë.

SHKARKO APP