Kolumbia lufton trafikantët e kokainës me dronë

Shteti kolumbian do të luftojë tanimë trafikantët e kokainës me dronë. Presidenti i këtij vendi, Juan Manuel Santos ka autorizuar përdorimin e tyre, në mënyrë që të spërkasin me lënde të posaçme parcelat ku kultivohet bima e kokainës.

Presidenti e ka bërë të ditur këtë aksion që do të ndërmerret në Kolumbi në një mbledhje të Këshillit Kombëtar të luftës ndaj trafiqeve në Bogota.

Santos ka theksuar se fluturimet me dronë do të zhvillohen në zonat ku është e vështirë ndërhyrja nga forcat tokësore, teksa do synohet që operacioni të zhvillohet në 110 mijë hektarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi është marrë vetëm një ditë pas deklaratës së Shteteve të Bashkuara, ku u bë e ditur se kultivimi i lëndës narkotike është rritur me 11 për qind gjatë vitit 2017.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kolumbia është shtet që është përballur me dhunë me grupet e përfshira në trafikun e drogave dhe në këtë betejë ajo ka marrë edhe mbështetjen financiare prej SHBA-së, ku trafikohet një pjesë e madhe e tyre.

Vendimi për të spërkatur lëndën që shkakton tharjen e kësaj bime është ndaluar fillimisht në vitin 2015, pas qëndrimeve të organizatës ndërkombëtare të shëndetit, sepse kjo e fundit argumentonte se lënda e përdorur shkaktonte kancer.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?