Komisioneri Hahn: I shqetësuar për Kumanovën, hetim të thelluar ngjarjes

Komisioneri i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka kërkuar hetim objektiv të asaj që ndodhi të shtunën e 9 majit në Kumanovë, ku për rreth 16 orë u zhvilluan luftime mes policisë dhe një grupi të armatosur.

“Jam thellësisht i shqetësuar për zhvillimet në rajonin e Kumanovës, ku u vranë dhe plagosën njerëzit. Ne presim nga Qeveria dhe të gjithë liderët politikë dhe udhëheqësit e komunitetit që të punojnë së bashku për të rivendosur paqen dhe për të hetuar plotësisht ngjarjet në mënyrë objektive dhe transparente, në përputhje me ligjin”, thuhet në deklaratën e komisionarit Hahn.

Tutje ai ka shtuar se kërkon nga të gjithë akterët që të tregojnë përmbajtje. Sipas tij, duhet të shmanget përshkallëzimi i situatës, në interes të stabilitetit dhe interesit të përgjithshëm të vendit.

SHKARKO APP