Kompania e parë në botë me vlerë 2 trilionë dollarë

Aksionet e “Saudi Aramco” janë rritur shumë, duke e kthyer prodhuesin shtetëror masiv të naftës në kompaninë e parë në botë në vlerë prej 2 trilionë dollarë (2,000,000,000,000 dollarë), që është një arritje e kërkuar prej kohësh nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman.

Sipas mediave të huaja, aksionet u rritën 10% për një ditë të dytë radhazi, duke arritur në 38,70 rialë (10.32 dollarë) për aksion përpara se të hiqte dorë nga disa nga fitimet e saj.

Kjo kompani është deri tani kompania më e vlefshme në botë, e ndjekur nga Apple, që thuhet se vlen rreth 1.2 trilion dollarë. Siç bëhet e ditur tutje, shumica e blerësve për aksione janë në Arabinë Saudite.

Vlerësimi prej 2 trilionë dollarëve ishte një prioritet për Princin e Kurorës që kur ai fillimisht kërkoi privatizimin e pjesshëm në vitin 2016, por shumë analistë e konsideruan shifrën një shtrirje përkundër monopolit të Aramco për prodhimin e naftës në Arabinë Saudite, eksportuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar.

Analistët në Bernstein Research, theksojnë se vlerësimi i 2 trilionë dollarëve ishte “shumë i madh, shumë i shpejtë” duke pasur parasysh rritjen e pritshme të dobët të fitimeve dhe pak përparim për çmimet globale të naftës.

SHKARKO APP