Konferenca e Sigurisë në Mynih, liderët botërorë diskutojnë për aleancën euro-amerikane

Organizatorët e kanë quajtur ‘Edicion Special” dhe fjalimet e të ftuarve mund të ndiqen live në Youtube nga secili qytetar. Joe Biden, Angela Merkel, Emmanuel Macron, Boris Johnson, António Guterres, Jens Stoltenberg, Ursula von der Leyen, Charles Michel, Tedros Adhanom Ghebreyesus, John F. Kerry, dhe Bill Gates do të marrin pjesë në këtë edicion si folës kryesor, ku tema qendrore është Rinovimi i bashkëpunimit transatlantik, përmbushja e sfidave globale. “

Konferencs e plotë do të përfshinte gjithashtu një gamë më të gjerë të lojtarëve të sigurisë globale. Kina, Rusia dhe Lindja e Mesme paraqesin interes madhor, por asnjë nuk përfaqësohet këtë vit.

“Kjo është një ngjarje Amerikano-Europiane,” tha drejtuesi i eventit Ischinger, “për të ndërmarrë veprime së bashku dhe për t’u angazhuar në çështjet globale si klima, pandemia dhe terrorizmi.”

” Askush nuk të dëgjoi,” tha Ischinger, duke iu referuar fjalimit të Bill Gatesit në konferencën e sigurisë në 2017-ën që theksoi rrezikun e një pandemie. “Po të të kishim dëgjuar atëhrë, nuk do të ishim sot në këtë situatë të tmerrshme.” – tha Ishinger.

Kriza e klimës gjithashtu është një çështje themelore dhe atë do ta adresojë i dërguari për klimën i presidentit amerikan Biden, John Kerry.

Kina është gjithashtu një nga temat që do të diskutohet „Interesat tona në lidhje me Kinën nuk janë identike.” –  tha Ishinger, ish-ambasadori gjerman në SHBA.

Ndërsa Amerika ka angazhime të sigurisë në rajonin e Azi-Paqësorit që BE nuk i bën, kjo e lejon BE-në ta shohë marrëdhënien e saj me Kinën si kryesisht komerciale. Kina tejkaloi SHBA-të si partneri më i madh tregtar i BE-së në 2020-ën. Ndërkohë, Bashkimi Europian nuk ka gjithmonë luksin për të folur me një zë, siç mund ta bëjë SHBA. Merkel dhe Macron – të cilët drejtojnë vendet më të mëdha anëtare të BE-së – do të duhet të ekuilibrojnë interesat dypalësh të vendeve të tyre me SH.B.A.-në dhe rolet e tyre në promovimin e një BE-je më të integruar.

SHKARKO APP