”Konferenca e vdekjes”, çoi në prekjen e 245 mijë njerëzve me Covid-19

Kur bota u shokua nga situata në Wuhan, një konferencë bioteknologjike e mbajtur në Boston në mujain shkurt çoi në infektimin me Covid-19 të të paktën 245,000 personave të tjerë në SHBA dhe Europë. Një rast i vetëm duket se ka qenë përgjegjës për shumë nga rastet e tjera, njoftoi ekipi në Institutin Broad në Massachusetts. Studimi i tyre gjen dy viruse të veçanta të lidhura me konferencën dhe më pas gjurmon ato linja në të gjithë SHBA-në.

”U eksportua nga Boston në të paktën 18 shtete të SHBA, si dhe në vende të tjera, duke përfshirë Australinë, Suedinë dhe Sllovakinë”, shkroi ekipi, i udhëhequr nga Bronwyn MacInnis, drejtor i mbikëqyrjes gjenomike të patogjenëve në Institutin Broad.

Ekipi përdori bazat e të dhënave të virusit për të gjurmuar këto ndryshime individuale, të njohura si polimorfizma të vetme nukleotide ose SNP. Vetëm rreth 200 njerëz morën pjesë në konferencën e Biogen në Boston në fund të shkurtit, të mbajtur para se të ishin vendosur masat paraprake të përhapura pandemike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?