Konfirmohen 10, 500 raste me Covid-19 në 24 orë në Francë

Franca vijon të regjistrojë shifra të larta të personave të prekur nga koronavirusi. Mësohet se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 10, 500 raste pozitive.

Numri i të infektuarve është më i ulët se një ditë më parë, por përqindja e pozitivitetit është rritur për të dytën ditë radhazi.

Përqindja e numrit të njerëzve pozitivë krahasuar me numrin e përgjithshëm të personave të testuar, u është rritur në 5,7% nga 5,6% një ditë më parë.

“Për më tepër, 3,894 pacientë me COVID-19 janë shtruar në spital gjatë shtatë ditëve të fundit, 41 më shumë sesa shifrat e njoftuara një ditë më parë, duke përfshirë 593 që ndodhen në kujdesin intensiv”, njoftoi shërbimi shëndetësor publik. Që nga fillimi i epidemisë e deri më tani, si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë 31,585 persona.

SHKARKO APP