Konfirmohen 110 raste me koronavirus në 24 orët e fundit në Greqi
Gjithsej 110 raste të reja të koronavirus u njoftuan sot nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) , në Greqi, nga të cilat 9 u identifikuan pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.
60 raste janë regjistruar në Greqinë Veriore , kryesisht nga dy shpërthime: 24 në një fabrikë mishi në Kavala dhe 36 në Selanik .
Nga rastet në Selanik, 14 vijnë nga një dasmë dhe 6 nga inspektimet e kryera në dyqanet e riparimit të makinave.
Ndërkohë që 19 raste janë regjistruar në Attica . Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 4587.
10 pacientë trajtohen nga intubacioni, 128 pacientë janë larguar nga ICU . Ndërsa nuk ka raste vdekjesh, duke ngelur tek shifra 206.