Konfirmohen 9 të infektuar me Covid në Maqedoninë e Veriut, asnjë viktimë

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfiruar të infektuar me Covid 9 raste të reja nga 1 973 testime, ndërkaq fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.

Ministria bën me dije se rastet e reja janë konfirmuar në Shkup janë 4, në Tetovë 4 dhe 1 në Kërçovë.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 53 pacientë të shëruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.931, prej të cilëve 150.223 janë shëruar, ndërsa 5.487 kanë ndërruar jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?