Konfirmohet me koronavirus zyrtari i lartë në Iran

Zv.ministri i Shëndetësisë i Iranit është konfirmuar me koronavirus.

“The Guardian” raporton se zv.ministri Iraj Harirchi ëhstë infektuar dhe tani ndodhet në karantinë. Në iran kanë vdekur 14 persona deri më tani nga koronavirusi.

Po ashtu, Është konfirmuar sot edhe rasti i parë me koronavirus në Kroaci. Siç raporton “The Guardian“, mësohet se bëhet fjalë për një djalë me banim në Zagreb. Ky është rasti i dytë i konfirmuar me koronavirus në Ballkan. I pari ishte në Serbi.

Rasti u konfirmuar nga kryeministri Andrej Plenkoviç, i cili tha se i riu është futur në karantinë dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Ministri i Shëndetësisë Vili Beros konfirmoi se i riu kishte ndejtur gjatë datave 19-21 shkurt në Milano.

Ndërkohë, Austria ka konfirmuar gjithashtu dy raste me koronavirus në zonën e Tirolit, një qytet kufitar me Italinë, ku autoritetet po përpiqen të fusin virusin nën kontroll.

SHKARKO APP