Konfirmohet pacienti i parë me koronavirus në Barcelonë

Autoritetet spanjolle të shëndetësisë konfirmuan rastin e parë me koronavirus në Katalunjë.

Ky është rasti i katërt i konfirmuar në Spanjë pas 2 pacientëve në ishullin Canary dhe 1 në Mallorca.

Sekretari i shëndetit publik, Joan Guix do të japë më shumë detaje gjatë një konference që do të zhvillohet më vonë në vend.

Sipas La Vanguardia, qeveria ka aktivizuar protokollin për koronavirusin pas testeve pozitive për personin e prekur në Barcelonë. Ata bëjnë me dije se ai kishte udhëtuar ditët e fundit në rajonin verior të Italisë.

Vetëm pak orë përpara se të konfirmohej rasti në Barcelonë, autoritetet i bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë dhe deklaruan se shteti po bën gjithçka për të parandaluar epideminë.

SHKARKO APP