Konfirmohet rasti i dytë me koronavirus në Spanjë

Teksa e gjithë bota është në panik dhe në frikë prej koronavirusit në Spanjë është konfirmuar rasti i dytë i infektuar me këtë virus.

Identiteti i personit të dytë të infektuar me koronavirus nuk është bërë i ditur. Me dije bëhet vetëm se është mbajtur në izolim në Palma de Mallorca.

Kujtojmë këtu se rasti i parë që u konfirmua i infektuar me koronavirus ishte një turist gjerman, i cili ndodhej me pushime në territorin e Spanjës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ky virus që lindi në qytetin e Wuhanit kanë humbur jetën me qindra persona dhe aktualisht numri i të infektuarëve është në disa mijëra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Goditje ka pësuar edhe ekonomia kineze, pasi është shënuar rënia më e madhe prej katër vitesh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?