Konfliktet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite, Turqia e Pakistani nënshkruajnë sot marrëveshjen e Mbrojtjes
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia do të nënshkruajnë ditën e sotme një marrëveshje mbrojtjeje.
Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif do të takohen në qytetin saudit për një samit mes 3 vendeve myslimane Sunite.
Sipas mediave të huaja, kjo marrëveshje e planifikuar më parë është përshpejtuar prej konfliktit në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë, konfliktet në Iran dhe Liban po vijojnë, pavarësisht vazhdimit bashkarisht me to edhe të bisedimeve të paqes.
KOHA JONË SONDAZH

