Konflikti Arabi Saudite-Kanada, Katari distancohet

Dy ditë më parë, Arabia Saudite njoftoi ngrirjen e të gjitha marrëdhënievetregtare dhe investuese me Kanadanë, duke larguar ambasadorin kanadez dhe tërhequr ambasadorin e saj në Otawa, në përgjigje të kritikave kanadeze për arrestimin disa e aktivisteve të të drejtave të njeriut dhe grave në Arabinë Saudite.

Një njoftimin e Ministrisë së Jashtme Saudite citohet seMbretëria i ngriu të gjitha marrëveshjet e reja tregtare dhe të investimeve me Kanadanë, duke ruajtur gjithashtu të drejtën për të ndërmarrë veprime të mëtejshme. Njoftimii cilësoi deklaratat kanadeze si qëndrime negative dhe të habitshme dhe dënoi atë që e konsideroi si ndërhyrje e hapur në çështjet e brendshme të Arabisë Saudite dhe në kundërshtim me parimin e sovranitetit.

Njfotimi gjithashtu tha se qëndrimi kanadezështë”sulm” ndaj Arabisë Saudite që meriton një qëndrim të fortë për të penguar cilindo tjetër që përpiqet të cënojë sovranitetin e saj. Ministria e jashtme saudite shprehu pakënaqësinë ndaj deklaratave të Kanadasë, veçanërishtndaj fjalëve “lirimin e menjëhershëm” të aktivistëve të arrestuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kykonflikt erdhi pasi Ministri i Jashtëm kanadez Chrystia Freeland dhe ambasada kanadeze në Riad shprehën shqetësim të thellë për arrestimin e aktivisteve të shoqërisë civile dhe të drejtave të grave nga autoritetet saudite.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë krizë,me Arabinë Saudite u rreshtua Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ku të dy vendet refuzuan atë që e quajtën ndërhyrje të Otavës në punët e brendshme të Arabisë Saudite. Në këtë drejtim, edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) Abdul Latif Al Zayani shprehumbështetjenndaj Saudisë, dhe dënoikritikat e Kanadasëtë cilat i konsideroi si “dalje nga normat diplomatike ndërkombëtare dhe ndërhyrje të papranueshme në punët e brendshme të Arabisë Saudite”.

Nga ana tjetër, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Katarit shprehu habinë e vendi të tij në lidhje me deklaratat e lëshuara nga Sekretari i Përgjithshëm i GCC dhe theksoi se këto deklarata nuk pasqyrojnë opinionin e Shtetit të Katarit (si anëtar i GCC) rreth krizës aktuale.Ai i vlerësoi marrëdhëniet e Kataritme Kanadanë si raporte të ngushta që vazhdojnë prej dekadash të tëra.

Zyrtari i Katarit theksoi nevojën e mbrojtjes së të drejtës së shteteve dhe organizatave ndërkombëtare për të shprehur pikëpamjet e tyre, veçanërisht kur bëhet fjalë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?