Konflikti me Rusinë, Ukraina shpall ligjin e luftës

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka nënshkruar një dekret, në bazë të të cilit vendoset ligji i luftës në vend për 60 ditë.

Nga Deutsche Welle

Deklarata është publikuar në faqen e internetit të presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko. Dekreti i nënshkruar hyn në fuqi vetëm pas miratimit që duhet të japë Rada, Parlamenti i Ukrainës. Këtë të hënë deputetët ukrainas vendosin për ligjin e luftës. Shkak i vendosjes së ligjit të luftës është shkallëzimi i mëparshëm i situatës me Rusisë dhe Ukrainës pas incidentit të dielën (25.11.).

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me incidentin e së dielës ka akuza të ndërsjella nga të dyja palët. Të dielën në ngushticën e Kertshit para Gadishullit të Krimesë një anije ushtarake kufitare ruse u përplas me një anije ukrainase, e cila u dëmtua rëndë. Më vonë tre anije ukrainase u morën nën kontroll nga forcat e armatosura ruse dhe u konfiskuan për shkak të shkeljes së kufirit detar, sipas tyre. Gjashtë marinarë ukrainas u plagosën. Sipas Shërbimit Sekret Rus, FSB, anijet ukrainase kanë hyrë ilegalisht në ujërat territoriale ruse. Atyre u është bërë kërkesë të ndalen, por kjo nuk është respektuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?