Konflikti për detin, ministri i Jashtëm grek në 14 Prill shkon në Turqi: Por me një kusht

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias pritet që të vizitojë Turqinë në datë 14 prill. Pavarësisht tensioneve të larta mes dy vendeve dhe kërkesave të Athinës drejtuar BE-së për t’i vendosur sanksione Ankarasë, Dendias ka vendosur që të vizitojë Turqinë për të ulur tensionet. Por vizita ka një kusht, sipas ministrisë së Jashtme greke; “nëse do ta lejojnë rrethanat”.

Por cfarë kupton pala greke më këtë kusht? “Nëse ka një de-përshkallëzim të qartë dhe të vazhdueshëm, të paktën një përmirësim të klimës, e cila do të lejojë një dialog konstruktiv mes dy vendeve” deklaroi zyrtari i ministrisë së Jashtme greke, Alexandros Papaioannou.

I pyetur në lidhje me axhendën, ai vuri në dukje se do të jetë takimi i parë në nivelin e Ministrave të Jashtëm midis dy vendeve në Ankara, të paktën në 4 vitet e fundit dhe të dy palët pritet të ngrenë çështje të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit rajonal. Ai përsëriti se problemi i vetëm midis Greqisë dhe Turqisë është caktimi i kufijve të EEZ dhe shelfit kontinental, i cili duhet të zgjidhet në bazë të ligjit ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?