Konflikti për Nagorno Karabakh, ministri turk: Mbështetni Azerbajxhanin

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu u takua sot me Presidentin e Azerbajxhanit Ilha Aliyev. Pas takimit ai kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të mbështesë, fjalë për fjalë, “ata që janë në anën e së drejtës”, domethënë Azerbajxhanin.

Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, kanë bërë përsëri thirrje për një armëpushim të pakushtëzuar, duke i klasifikuar sulmet kundër popullatës civile në Nagorno-Karabakh si një “kërcënim i papranueshëm për stabilitetin e rajonit”.

Jo vetëm Turqia dhe Rusia, Irani është gjithashtu vënë në lëvizje. “Irani thekson ruajtjen e integritetit territorial të Azerbajxhanit dhe respektimin e statutit të OKB dhe i kërkon Armenisë të tërheqë forcat e saj nga tokat e okupuara të Azerbajxhanit, pas disa ditësh konflikt ushtarak mbi rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabakh”, – tha zëdhënësi i qeverisë së Teheranit, Ali Rabiei.

 

SHKARKO APP