Konsumuan alkool, 15 viktima në Iran dhe qindra të helmuar

15 persona kanë humbur jetën nga helmimi pasi kanë konsumuar alkool në Iran, ndërsa më shumë se 180 të tjerë kanë përfunduar në spital.

Që prej revolucionit islamik të vitit të largët 1979, Irani ka ndaluar përdorimin e pijeve alkoolike, por që futen kontrabandë. Autoritetet në provincën Alborz kanë arrestuar gjashtë persona dhe kanë sekuestruar më shumë se 6,000 litra alkool nga një fabrikë kozmetike përpara shpërndarjes.

Instituti mjekoligjor i Iranit ka bërë të ditur se 644 persona kanë ndërruar jetë nga konsumimi i pijeve alkoolike gjatë 12 muajve të fundit, duke shënuar një rritje me 30 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë.

SHKARKO APP